Deputeti i opozitës Dashamir Shehi mbush sot 64 vjeç dhe kjo ditë e veçantë e ka gjetur të ftuar në një studio televizive.
Teksa diskutonte mbi zhvillimet e fundit politike në emisionin “Të vaksinuarit”, në Fax news, Dashamir Shehi u surprizua nga një tortë. Dëshira e deputetit ishte që të kishte fëmijët mirë.
Shehi u ngacmua nga moderatori i emisionit, Aulon Kalaja, i cili i tha se mendonte se si dëshirë do të kishte rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti, por opozitari shtoi se kjo ditë ishte për të e për fëmijët e tij.
Pjesë nga biseda:
Aulon Kalaja: Përpara se të vazhdojmë me rrjedhën e emisionit, më lejoni të ndalem me një surprizë sepse një nga të ftuarit e mi ka ditëlindjen. Do të donim t’ia uronim live…ju lutem fikni qirinjtë dhe mendoni një dëshirë.
Dashamir Shehi: Të kem kalamajt mirë…
Aulon Kalaja: Mendova se keni dëshirë të rrëzonin Ramën nga pushteti
Dashamir Shehi: Jo mor, ai do bëjë punën e vet, t’bëj çfarë të dojë, unë do bëj pjesën time normalisht, por në ditën e lindjes, dëshirë kam të kem kalamajt mirë…