DASH jep lajmin e mirë, thjeshtësohen procedurat për fituesit e Lotarisë Amerikane

Një lajm i mirë është publikuar për të gjithë fituesit e lotarisë Amerikanem kjo pasi kanë qenë në ankth për shkak të ngecjes së kthimit të përgjigjes së “dytë”, që cilësohet si fazë kruciale për procesin përpara dhënie së datës së intervistës.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndryshuar procedurat për fituesit, duke i thjeshtuar ato.

Sipas një njoftimi zyrtar, të publikuar nga DASH, seksioni i udhëtimeve, tashmë nuk nevojitet të dërgohet asnjë dokument plotësues, me aplikimin online, por ato paraqiten në momentin e intervistës në ambasadën apo konsullatën amerikane.

Njoftimi i plotë

Dorëzimi i dokumenteve në KCC, konsullata në Kentucky për DV-2022

Hyn në fuqi menjëherë – Individët që janë përzgjedhur rastësisht për të marrë pjesë në programin e vizave të diversitetit (DV) për vitin fiskal (FY) 2022 (të përzgjedhurit DV-2022) duhet vetëm të paraqesin në Qendrën Konsullore të Kentucky (Kentakit) (KCC) aplikimin për vizë imigruese DS-260, formularin e emigracionit për veten dhe çdo pjesëtar të familjes.

Pasi të merret në shqyrtim formulari DS-260, i cili plotësohet e dërgohet online nga të gjithë aplikantët dhe çdo pjesëtar i familjes së tyre, dosja e tyre do të pranohet për t’u planifikuar për një intervistë për vizë pranë ambasadës.

Të përzgjedhurit e DV-2022 nuk duhet të dorëzojnë më në Kç asnjë dokument tjetër mbështetës të kërkuar për DV-2022 në mënyrë që të kualifikohen për t’u planifikuar për një intervistë personalisht në një ambasadë ose konsullatë.

Përkundrazi, të gjitha dokumentet mbështetëse për të përzgjedhurit e DV-2022 do të në lidhje me aplikimin do të shqyrtohen në ditën intervistën dhe do të vlerësohen në ambasadën ose konsullatën ku bëhet aplikimi për vizë.

Ligji i SHBA-së kërkon që të gjithë aplikantët për vizë imigruese të ofrojnë disa dokumente mbështetëse të nevojshme për të përcaktuar përshtatshmërinë për një vizë.

Lista e dokumenteve është e disponueshme e gjeni këtu

këtu: https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/immigrate/diversity-visa-program-entry/diversity-visa-if-you-are-selected/ diversity-visa-prepare-supporting-documents.html

Mos paraqitja e të gjitha dokumentet mbështetëse të kërkuara në ambasadë ose konsullatë do të penalizojë aplikantët që të vërtetojnë përshtatshmërinë e tyre për vizë dhe do të rezultojë në refuzimin e aplikimit për vizë; megjithatë, refuzimi për mungesë dokumentesh mund të tejkalohet, duke ofruar ndonjë dokument që mungon në seksionin konsullor.

Ne inkurajojmë fuqimisht aplikantët që të jenë të përgatitur për të demonstruar disponibilitetin për vizë në kohën e intervistës duke pasur në dispozicion të gjitha dokumentet e kërkuara.

Pse po e bëjmë këtë ndryshim tani?

KCC para-përpunoi rastet e DV-së për të siguruar që aplikantët e DV-së ishin të përgatitur më mirë dhe i kishin siguruar të gjitha dokumentet e kërkuara para intervistës. Kjo promovoi efikasitetin në seksionet tona konsullore dhe i ndihmoi aplikantët të demonstronin përshtatshmërinë e tyre.

Departamenti po adapton këtë ndryshim për të përdorur të gjitha takimet e disponueshme për fituesit e lotarisë, DV.

Duke nisur nga tani, Departamenti po e trajton këtë si një program pilot dhe do të analizojë kostot dhe përfitimet nga ky ndryshim më vonë gjatë vitit të programit të lotarisë.


Shtuar 29.12.2021 14:25