Danimarka ka hequr kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike. Lajmin e ka dhënë TIA përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se për të udhëtuar mjafton të keni kenë një PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose çertifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA.
Njoftimi i TIA
Danimarka
Danimarka, nga sot, më 25 Qershor 2021, heq kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike. Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë, mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose çertifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA.
Ju bëjmë me dije se vaksinat e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë, janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Nuk duhet test për:
1) Për pasagjerët nën 15 vjeç
2) Pasagjerët që vërtetojnë rezultatin pozitiv të testit Covid-19 mes periudhës 14 ditë dhe 8 muaj nga dita e udhëtimit
Ju falenderojmë për bashkëpunimin,
Tirana International Airport ./albeu.com