Danimarka bën “gjelat” e Francës të duken si “pula”, Van Dijk i jep fitoren “tulipanëve” ndaj Belgjikës, Kroacia nuk gabon ndaj Austrisë (VIDEO)

 Danimarka ka arritur të mposhtë Francën me rezultatin e pastër 2-0, teksa golat u shënuan brenda 5 minutave.

Fillimisht ndeshja u zhbllokua nga Dolberg në minutën e 34 dhe në të 39 Skov Olsen do të dyfishonte rezultatin.

Përtej mundësive të krijuara në minutat në vazhdim nga të dyja skuadrat, rezultati do të mbetej i pandryshuar deri në fund.

Danimarka pozicionohet në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Franca në vendin e trëtë me vetëm 5 pikë.

Kroacia nuk ka gabuar përballë Austrisë. Luka Modric  do të zhbllokonte ndeshjen që në minutën e 6, ndërsa Austrisa do të shënonte vetëm 3 minuta më vonë për të barazuar rezultatin.

Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin e barabartë 1-1, ndërsa Kroacia do të humbte shumë në mesfushë pasi Brozovic do të linte fushën i dëmtuar në minutën e 18.

Në pjesën kroatët arritën të “vrisnin” ndeshjen për 3 minuta, pasi do të shënonin me Livaja në minutën e 69 dhe më pas në 72’ me Lovren, për të vulosur rezultatin e 1-3.

Kroacia e mbyll këtë edicion si kokë grupi, ndërsa Austria bie në Ligën B.

Holanda konfirmohet lider në Grupin e 4, pasi sot ia doli të mposhtë edhe Belgjikën me rezultatin minimal 0-1.

Pjesa e parë do të mbyllej pa gola, ndërsa në të dytën do të ishte Van Dijk që do të shënonte me kokë pas një topi të krosuar nga Gapko nga goditja e këndit në minutën e 73.

“Tulipanët” e mbyllin në vendin e parë me 16 pikë, ndërsa Belgjika e dyta me 10 pikë.

Polonia me 7 pikë qëndron e treta pasi mposhti sonte me rezultatin 1-0, Uellsoin e vendit e fundit që arriti të merrte vetëm një pikë gjatë këtij edicioni dhe bie në Ligën B./albeu.com


Shtuar 25.09.2022 22:45