Sot do të dalin para gjykatës 5 personat që abuzuan seksualisht me një vajza 15-vjeçare në Mirditë.
Ngjarja në fjalë u bë publike disa ditë më parë, ku Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç dhe Adrian Gjikola, 17 vjeç, abuzuan në grup me adoleshenten.
Kujtojmë se ditën e djeshme, babai i vajzës ka folur për mediat, ku tha se dy prej abuzueve janë kushërinj të tyre, ndërsa me të tjerët njiheshin dhe se kishin hyrje-dalje.
“Artani ishte i pari që abuzoi me gocën. Kemi pasur hyrje-dalje me të. 2 km larg nesh është shtëpia e tij nga shtëpia jonë. E ka marrë te shkolla vajzën, e ka gënjyer. E ka futur në makinë me zor, e ka çuar në një fshat, i ka dhënë diçka për të pirë dhe i ka hedhur drogë brenda. Ka kryer marrëdhënie me të dhe pastaj e ka çuar te shoku i tij, Nik Lleshi, bashkëfshatar i joni. Është i martuar me dy fëmijë. I kishin bërë një video gocës. Të gjithën e ka organizuar Artani. Adrianin dhe Artanin i kemi kushërinj”, rrëfeu ai./albeu.com