Dalin shifrat, sa paguhet Albin Kurti dhe këshilltarët e tij

Zyra e Kryeministrit ka treguar se sa paguhen kryeministri Albin Kurti dhe këshilltarët e tij.

Sipas të dhënave të ZKM’së, rezulton se Albin Kurti merr pagë mujore në vlerë 1 mijë e 500 euro. Pas tij, rreth 200 euro më pak merr Shefi i Stafit dhe këshilltari i lartë politik, Luan Dalipi. Paga e tij është 1 mijë e 321 euro.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu merr 600 euro. Po këtë pagë e marrin edhe nëntë këshilltarët e tij, përveç Erzen Vraniqit, i cili nuk merr pagë.


Shtuar 20.05.2021 15:52