Dalin shifrat nga regjistrimi i popullsisë: Ky është numri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Kanë dalë rezultatet e para nga regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas burimeve jozyrtare, në Maqedoninë e Veriut jetojnë 1.8 milionë qytetarë. Bashkë me diasporën janë 2.1 milionë,

Kjo gjë nënkupton se rreth 300 mijë qytetarë jetojnë jashtë vendit. Numri total i qytetarëve që kanë numra amë është 2.5 milionë.

Në aspektin e bashkësive etnike që jetojnë në vend, sipas informacioneve, nga 1.8 milionë rezidentë, rreth 63 deri 65% janë maqedonas, rreth 24.7% shqiptarë dhe rreth 10 deri në 12% bashkësi të tjera që jetojnë në vend.

Por nëse do të përllogarisim këtu edhe ata qytetarë të cilët jetojnë në diasporë, siç e parashikon ligji, përqindjet ndryshojnë.

Bashkë me diasporën, maqedonas do të rezultojnë 60 deri në 62%, shqiptarë 29.5%, ndërsa pjesëtarë të bashkësive të tjera etnike 8 deri në 10%.

Këto shifra janë vetëm sipas burimeve jozyrtare, ndërkohë që pritet të dalin zyrtarisht shifrat e sakta të regjistrimit të popullsisë./albeu.com/