Deri më tani në vendin tonë janë kryer 935.207 vaksina kundër COVID. Vetëm ditën e sotme janë realizuar 5.081 vaksina.
Shifrat i ka bërë publike Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Më herët gjatë ditës së sotme, Manastirliu njoftoi uljen e fashës së vaksinimit. Në datat 29 dhe 30 qershor mund të vaksinohen të gjithë personat mbi moshën 18 vjeç.
Çdokush që dëshiron të vaksinohet, do të duhet të aplikojë përmes E-albania dhe më pas do të marrë përgjigje se në cilën prej pikave të vaksinimit do të marrë dozën e parë.
Gjithashtu Manastirliu njoftoi se ditën e hënë (28 qershor) në vendin tonë do të mbërrijnë dhe 14 mijë doza të vaksinës Pfizer. Gjithashtu, për të moshuarit që nuk munden të shkojnë në qendrat e vaksinimit, ata mund ta marrin dozën në shtëpi.