Dalin pamjet! Pas të nxehtit përvëlues, stuhia godet Kroacinë duke shkaktuar dëmtime e kaos (VIDEO)

Pas temperaturave afrikane dhe zjarreve, Kroacia është përfshirë nga një stuhi e fortë.

Sipas mediave vendase, stuhia e paralajmëruar nga meteorologët, “Severe Weather” ka mbërritur ditën e sotme në Koraci. Index shkruan se përveç Kroacisë, stuhia gjithashtu ka prekur edhe Slloveninë.

Deri tani dëmet janë të shumta nga stuhia, e cila ka rrëzuar pemë ka dëmtuar makina si dhe ka shkatrruar lidhjet elektrike duke ndërprerë energjinë. Sipas njoftimeve kjo stuhi do të godasë shumë Kroacinë dhe Slloveninë, duke shkatrruar çdo gjë.

Kjo stuhi pritet që të zbresë poshtë deri në Greqi, ku pritet që të gjitha shtetet të bierë shi dhe të fryjnë erëra të forta.

 

 

 


Shtuar 5.08.2021 18:03