Publikohen pamjet e sulmit të tmerrshëm që ndodhi në një lokal nate të komunitetit LGBT në Oslo të Norvegjisë. Në video duket se autori i armatosur hyn brenda dhe me breshëri qëllon drejt personave që ndodhen brenda.
Gjithashtu, pamjet tregojnë turmat e njerëzve që dalin me vrap të frikësuar nga ambienti i lokalit ku po qëndronin, pas të shtënave.
Dy persona humbën jetën dhe rreth 20 mbetën të plagosur nga ky sulm
Policia ka arrestuar brenda pesë minutave autorin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende se cili ishte motivi, megjithëse dyshohet për një akt terrorist.