Faruk Ozer, i riu nga Turqia i njohur si hajduti më i madh në Turqi vazhdon të jetë në kërkim.
Së fundmi mediat turke kanë bërë publike pamje ku Ozer zbret nga Rinasi në Shqipëri, shfaqet sëbashku me një person tjetër në hollin e një hoteli në afërsi të Zogut të Zi në Tiranë.
Ozer pas mbërritjes në Rinas është shoqëruar nga një person me xhup të kuq, personi që shihni në foton e mëposhtme.
Ozer është themeluesi i platformës së kriptomonedhës Thodex, ku rreth 700 mijë shtetas turq kishin investuar paratë e tyre, por drejtuesi i platformës Fatih Faruk Ozer, dyshohet se i ka vjedhur këto para, rreth 2 miliardë dollarë. Prandaj, në datën 24 prill, prokurorët në Stamboll nisën një hetim dhe një urdhër ndalimi për Ozer, duke kërkuar edhe ndihmën e Interpol.
Biznesmeni turk mbërriti në aeroportin e Rinasit mesditën e 20 prillit. Burime nga grupit hetimor bëri fillimisht me dije se ai u prit nga një person me një automjet i cili e shoqëroi drejt Tiranës për në hotel. Në momentin e mbërritjes, Ozer ka pasur vetëm një çantë të vogël, brenda së cilës dyshohet se ka pasur laptopin i cili ka të dhënat e llogarive të investitorëve në kriptomonedhë. Fatih Faruk Ozer, ka fjetur dy netë në Tiranë në një hotel, e ndërsa tashmë është e panjohur vendndodhja.
Shqipëria ndërkohë ka një treg ilegal të kriptomonedhave. Gjithandej dëgjohen zëra për biznesmenë që investojnë me shpresën për të fituar miliona dhe që kanë humbur miliona. Së fundmi Shqipëria është kthyer në një strehë për mashtruesit e kriptovalutave. /albeu.com/