Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar foto ku shihet momenti i përballjes së efektivit Saimir Hoxha me Aldi Ramën. E ftuar në “Opinion”, Lala bëri me dije se fotoja i ka ardhur në celular dhe tregon momentin kur efektivi Hoxha, bashkë me shefin e Krimeve të Lezhës Leonard Palushi dhe kolegun tjetër kanë ndaluar mjetin ku ndodheshin tre të rinjtë.
Sipas Lalës, ata kanë qenë shumë pranë me njëri-tjetrin dhe se efektivët kanë thirrur “jemi policia”, pavarësisht se nuk kishin veshur uniforma. Personi i veshur me të kuqe është oficeri i ndjerë, Saimir Hoxha.
“Fotoja më ka ardhur në celular, është përballja mes efektivit Saimir Hoxha me Aldi Ramën dhe makinën e të rinjve, janë përballë njëri-tjetrit, janë shumë afër njëri-tjetrit. efektivët kanë thirrur ‘jemi policia’,”- tha Lala. allja mes Saimir Hoxhës dhe Aldi Ramës. /opinion/