Dalin pamjet e kancelarit të gjykatës që u dhunua në Elbasan (FOTO & VIDEO)

Ka dalë fotografia e kancelarit të Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi, i cili është goditur me sende të forta mbrëmjen e sotme dhe pamjet nga vendi i ngjarjes.

Sipas burimeve bëhet me dije se Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup nga persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur sapo kancelari i Gjykatës ka dalë nga një bar-kafe afër Drejtorisë së Policisë së Elbasanit./albeu.com/