Dalin pamjet, momenti kur Rama dhe ministrat betohen te Meta (FOTO LAJM)

Presideca ka publikuar fotot e ceremonisë së betimit të qeverisë “Rama 3” te presidenti Ilir Meta.

Ceremonia ka zgjatur jo më shumë se 15 minuta dhe pas betimit kabineti është nisur drejt Kryeministrisë, ku dhe u zhvillua mbledhja e parë.

Gjatë mbledhjes Rama u kujtoi kodet e punës, ministrave, dhe morën vendimin e parë për ta kthyer platformën e “Bashkëqeverisjes” në ligj./albeu.com


Shtuar 18.09.2021 11:10