Dalin Exit Poll-et e para në Greqi, “Demokracia e Re” kryeson, a do të bëhen pashkë partitë e majta për të formuar qeverinë?

Kanë dalë Exit poll-et e para në Greqi, pasi u mbyll procesi zgjedhor i ditës së sotme.

Është Demokracia e Re ajo që paraqitet fituese, me 36% deri në 40%.  SYRIZA në opozitë nga ana tjetër,  po lëviz në nivele shumë më të ulëta nga 25% në 29%.

PASOK/ Lëvizja për Ndryshim del si forcë e tretë me përqindje nga 9.5% në 12.5%

Renditja vijon si më poshtë:

Demokracia e Re

36.00%-40.00%

121 deputetë

SYRIZA

25.00-29.00%

86 deputetë

PASOK

9.5-12.00%

35 deputetë

KKE

6.00-8.00%

22 deputetë

Elliniki Lisi Zgjidhja Greke

3.5-5.5%

15 deputetë

2.5-4.5 Mera 25

11 deputetë

Plevsi Eleftherias Zoi Konstantopoulou

2-3%

10 deputetë

Pavarësisht exit polle-ve, zyrtare të të dyja partive kryesore nuk kanë komentuar më gjatë dhe janë shprehur se presin rezultatet zyrtare.

Nëse partia qeverisëse Demokracia e Re nuk bën koalicion, mund të ketë një qeveri SYRIZA-PASOK-MERA25 ose dhe me KKE.

Ndër të tjera, Greqia ka shumë gjasa të drejtohet në një raund të dytë zgjedhor pak javë më pas.

 


Shtuar 21.05.2023 18:28