Daçiç: Serbia kurrë nuk i bashkohet BE së

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur i bindur se vendi që e përfaqëson asnjëherë nuk do t’i bashkohet Perëndimit sa i përket vënies së sanksioneve ndaj Rusisë.

Daçiq e ka quajtur Rusinë vend mik dhe garanci siç ka thënë ai për “mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit në Kosovë”.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën e sotme të qujatur “Rusia në Ballkan” të mbajtur në Beograd, ka thënë se përkrahja që Rusia dhe Kina i japin Serbisë, i mundësojnë asaj t’u bëjë ballë, sipas tij, “presioneve të politikës së jashtme”.

Daçiq ka thënë se edhe BE-ja është një prej prioriteteve të politikës së jashtme të Serbisë.
“Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë janë të rëndësisë së veçantë. Ato janë në pikën më të lartë që e mbajnë në mend gjeneratat tona”, ka thënë kryekuvendari i Serbisë, përcjell B92.

Shtuar 24.06.2021 17:54