Daçiç kundër takimit të Brukselit: S’shoh arsye pse Vuçiç duhet të shkojë të takohet me Kurtin

“Nuk duhet të lejojmë që populli serb të jetë viktimë e lëvizjeve të njëanshme të autoriteteve kosovare”, ka theksuar sot ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, në samitin e Frankofonisë që po mbahet në Tunizi.

Daçiç tha se nuk sheh arsye që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të marrë pjesë në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Borell tha se do të përpiqet të arrijë një zgjidhje kompromisi dhe gjithçka rrotullohet rreth asaj date, 21 nëntor. Mendoj se përpjekja e Borell është e justifikuar, por nuk shoh arsye që presidenti i Serbisë të marrë pjesë në takim. Është e nevojshme që Kurti bën thirrje për arsye dhe njohje të ligjit, sepse ai është burimi kryesor i të gjitha paqëndrueshmërisë dhe incidenteve të mundshme”, tha Daçiç.

Daçiç theksoi se Serbia e ka dëshmuar shumë herë se është në favor të dialogut dhe vazhdimit të negociatave dhe shtoi se populli serb nuk mund të lejohet më të jetë viktimë e lëvizjeve të njëanshme dhe, siç tha ai, të një lloj mashtrim, kur bëhet fjalë për Marrëveshjen e Brukselit.

Daçiç thekson se Kosova po sillet sikur nuk ekziston Marrëveshja e Brukselit dhe se nuk mund të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, për të cilën, thotë ai, Kurti ka folur disa herë.

Shefi i diplomacisë serbe shtoi se shpreson që të mos ketë incidente, të cilat, siç theksoi, duhet t’i sigurojë BE-ja, së bashku me misionin e KFOR-it dhe EULEX-it, të cilët janë garantues të Marrëveshjes së Brukselit.

Daçiç tha se afati për zbatimin e vendimit të targave po afrohet, dhe sipas tij, ka ende kohë për të reaguar.

“Është e nevojshme që dikush t’i drejtohet arsyes, në mënyrë që të parandalohen incidentet dhe shkëndija të mundshme që mund të ndezin të gjithë rajonin. Kjo do të thotë se është e nevojshme të shtyhet vendimi në targa dhe pastaj të fillohet një dialog politik. Dhe më së shumti e rëndësishme nga të gjitha është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe”, tha ministri.

Ai theksoi se ende ka shpresë që vendimi për aplikimin e tabelave të kalojë pa incidente, nëse bashkësia ndërkombëtare e merr seriozisht dhe e përqendron vëmendjen dhe presionin në burimin e vërtetë të problemit, që sipas tij është Kurti./express