Çudira shqiptare/ Pas vdekjes së vjehrrit i dalin pronarë te shtëpia

Elsa Liço ka ardhur nga Korça, për të denoncuar situatën, që po i ndodh me apartamentin ku jeton me familjen prej 40 vjetësh.

Pas vdekjes së prindërve të bashkëshortit, kanë bërë çelje trashëgimie dhe kur familja kërkon të regjistrojë këtë dëshmi në Kadastër, i dalin pronarë të tjerë paralelisht.

I pari i del Jorgo Lame, e më pas më radhë Kristaq Nune, e Xhevahir Kishta. Ndërsa të parët, janë komshinj të zonjës, i fundit, Xhevahir Kishta, është i panjohur për ta.

“Nuk e kam gjetur, as nuk e kam idenë cili është. Me shtëpinë time po sillem vërdallë”, tha denoncuesja për “Stop”.

Elsa na tregon me video apartamentin e saj dhe të fqinjëve. “Stop” mori kontakt me Kadastrën e Korçës, ku u treguan të gatshëm, për të bërë ndryshimet në certifikata, pas verifikimeve në terren./ Tv Klan


Shtuar 1.11.2023 22:32