Një ngjarja e pazakontë ka ndodhur në qytetin Biella të Italisë.
Sipas mediave lokale atje, një 50-vjeçar u paraqit në qendrën e vaksinimit me një krah silikoni, gjë që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së infemieres.
Në momentin që infermierja bëri gati vaksinën ai nxorri krahun, por ajo e kuptoi kur e preku duke zbuluar planin e 50-vjeçarit, i cili donte të merrte certifikatën e vaksinimit pa e bërë atë.
“Është situatë tragjike, por edhe komike. Megjithatë mund ta konsideroj një akt të papranueshëm”, tha Alberti Cirio, president i rajonit të Piemontes.
Kujtojmë se një pjesë e madhe e qytetarëve kanë ende dyshime nëse duhet ta kryejnë ose jo vaksinën anti-covid./albeu.com/