ÇUDIA/ E burgosi 30 vjeçarin nga Dibra për përdhunim, denoncuesja rezulton e virgjër

Dy muaj është mbajtur në burg një 30 vjeçar nga Dibra për akuzën e përdhunimit.

Por pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore dhe pas këmbënguljes së tij për vërtetësinë e ngjarjes, ka rezultuar se denoncuesja në fjalë ishte e virgjër.

E reja e kishte njohur 30-vjeçarin në internet dhe kishte thënë se, pasi janë takuar e ka droguar me një shiringë dhe më pas e ka përdhunuar. Ndër të tjera, denoncuesja, ka thënë në polici se është kërcënuar përmes një letre ku shkruhej se “po tregove do të vras”.

Pas këtij qëndrimi, i riu me banim në Kamëz, por me origjinë nga Dibra rezulton të jetë arrestuar “për arsye të ngutshme” pasqyrohet në procesverbalet e policisë “si një mase që i dyshuari të mos arratisej”, raporton topchannel. Por, megjithë këmbënguljen e 30-vjeçarit se as që kishte komunikim me denoncuesen , gjykata e Tiranës u bind jo nga fjalët e tij por nga provat që mbërritën me vonesë ç’ka solli lirimin e tij.

Ekzaminimet e Institutit Shkencor konfirmuan se e reja ishte e padefloruar dhe ndaj qëndrimi i saj u gjet i pabazuar./albeu.com/


Shtuar 24.10.2021 21:09