Ministri i brendshëm Bledar Çuçi ka thënë se territori i vendit, në pikat kryesore të tij do të mbulohet nga kamera.
Sipas Çuçit, kamerat do të vendosen në kryqëzimet kryesore të rrugëve me qëllim përmirësimin e informacionit për Policinë e Shtetit.
Komentet Çuçi i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, teksa po i përgjigjej akuzave të opozitës.
Ndër të tjera ai ka theksuar se për të kontrolluar abuzimin me mjedisin do të përdoren dhe pajisjet elektronike.
“Në lidhje me kontrollin e territorit jo vetëm do të ristrukturohet policia e shtetit por çdo 10 km do të vihet një polic. Do të fusim në përdorim dhe pajisjet e teknologjisë për të shmangur dhunimin e mjedisit. Sipas parimit që policia do të jetë forca e vetme për sigurinë rrugore.
Në lidhje me sigurinë rrugore, do të forcohen masat ndëshkuese dhe do të rriten masat në digjitalizimin dhe vendosjen e kamerave në çdo kryqëzim të Shqipërisë në lidhje me krimin e organizuar do të jetë prioritet. Sa i takon integritetit institucional të partisë së shtetit që është e depolitizuar dhe brenda vitit do të sjellim dhe modelet e reja ligji i ri po bëhet nga partnerët amerikanë. Do të ulim moshën mesatare të punonjësve të policisë së shtetit dhe çdo lëvizje e kupolës do bëhet sipas ligjit”, ka thënë Çuçi.