Ngjarjet e fundit kriminale në vend ngritën në këmbë Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.
Në këto momente Ministri Çuçi po mban një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku ndryshe nga ç’pritej, ai deklaroi se Policia e Shtetit nuk ka asnjë faj mbi këto ngjarje por duhet reflektim.
“Policia e Shtetit nuk mund të ndjekë nga pas makinat për të parandaluar aksidentet dhe nuk mund të parandalojë një konflikt mes fqinjëve…”
Çuçi ka paralajmëruar se duke nisur nga kjo javë do të nisë një reformë në Policinë e Shtetit, me ndryshime në kupolën drejtuese, të titullarëve në nivel qarku apo çdo Komisariat.
“Po përgatitemi për një fazë të re të reformës e forcës parandaluese e goditëse. Brenda kësaj jave ndryshim i thellë në titullarët në nivel qarku ne cdo komisariat të territorit të Republikës. Po ashtu kuadër regullator të ri për praktika të hetimit edhe të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kapen në mënyrë të përsëritur në kundravajtje në qarkullim. E do përfundojë pajisja e efektivëve me kamerat e trupit”- tha ndër të tjera Çuçi. /albeu.com/