Çuçi ironizon aksionin e opozitës: Revolucioni i karrigeve pati seancën e radhës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka ironizuar me  aksionet e opozitës në Kuvend.

Ai tha se buxheti nuk është miratuar në 8 minuta, por pas një diskutimi të gjatë në komisione.

“Lajmi i mirë që nuk përbën lajm janë flakadanët. Revolucioni i karrigeve pati seancën e radhës. Së dyti, dua të kundërshtoj sepse buxheti nuk është miratuar në 8 minuta por pas një diskutimi shumë të gjatë në komisione. Komisionet janë të hapura dhe janë konsultuar me grupet e interesit. Pa diskutim ka një anomali e ardhur nga opozita”, tha ai.


Shtuar 7.12.2023 10:55