Dita e martë dhe e mërkura kur edhe do të luhet sfida mes Feyenoord dhe Romës në Tiranë për finalen e Conferenca League, duhet të ishin ditë feste për kryeqytetin e Shqipërisë, por mesa duket huliganët holandezë po kthejnë përmbys gjithçka.
View this post on Instagram
Ka nisur me një incident në qendër të Tiranës ku disa tifozë holandezë dhe italianë kanë rrahur një qytetar shqiptar duke e çuar në spital për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë.
View this post on Instagram
Ndërkohë që mbrëmja ka qenë mjaft e rënduar në të gjithë kryeqytetin duke nisur nga rruga “Mustafa Matohiti” e njohur ndryshe si rrugica e “Salës” për shkak se aty banon ish-kryeministri, dhe në çdo cep tjetër të Tiranës ka patur përplasje të forta mes policisë dhe huli8ganëve holandezë, ku ka patur edhe efektivë të lënduar, si dhe tifozë të arrestuar.
View this post on Instagram
Dhunë, alkool, makina të dëmtuar dhe terror tek qytetarët shqiptarë, kjo ka qenë ajo çka kanë sjellë me vete Holandezët në Shqipëri.
Në videot dhe raportimet e bëra në çdo minutë nga Abcneës.al, shihet qartë se huliganë të alkoolizuar po ushtrojnë terror në çdo rrugë ku kalojnë, duke bërë që Tirana veç halleve të përditshme dhe pasigurisë që e karakterizon çdo ditë kryeqytetin tonë, të bartë edhe shfryrjen e inatit dhe frustrimet e huliganëve holandezë dhe të atyre romanë./albeu.com/
View this post on Instagram