Ç’po ndodh në Fier? Një person gjendet i plasur në tokë (FOTO LAJM)

Një person është rrëzuar në tokë në pedonalen e Fierit këtë mbrëmje. Mësohet se personi në fjalë ka qenë duke ecur në pedonale dhe për arsye që ende nuk dihen është rrëzuar dhe ka mbetur në tokë. Qytetarët që ndodheshin aty janë afruar që ta ndihmojnë, duke menduar se mund t’i ketë ndodhur diçka.

Madje shumë prej tyre kishin dyshime nëse personi në fjalë mund të ketë ndërruar jetë.

“A është gjallë?”-mësohet se pyesnin qytetarët. Një banore mësohet të ketë thënë se personi në fjalë ishte përplasur nga një mjet, por në fakt është ende e paqartë ajo që ka ndodhur. Në foto shihet që ka ardhur ambulanca në vendin e ngjarjes dhe se aktualisht, njeriu që u rrëzua ndodhet në spital./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 22:53

Tags: ,