COVID/ Mbi 1 mijë të infektuar në Maqedoninë e Veriut, bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me Covid 1 269 raste të reja, nga 4 047 testime dhe kanë humbur jetën 25 persona.

Nga numri i rasteve të reja 162 persona janë riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 848 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 288.750 persona, mes të cilëve 269 862 kanë fituar betejën me Covid dhe kanë humbur jetën 8793./albeu.com/