Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19. Gjithashtu janë raportuar 1 mijë e 283 raste të reja të infektuarish me këtë virus.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila bën me dije se sot janë shëruar 4 mijë e 397 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187 mijë e 508.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
06 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës.
Deri më sot 808.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 88.718 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 6.696 testime, 1.283 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 4.397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187.508.
Në total numri i rasteve aktive është 26.977./albeu.com/