COVID/ Gjashtë viktima në Maqedoninë e Veriut, bilanci i 24-orëve të fundit

Gjashtë viktima dhe 127 infektime të reja me Covid 19 janë regjistruar gjatë 24-orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ky ishte rezultati i 1.766 testimeve të kryera në vendin fqinj.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila njofton se 90 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 261 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni të Veriut janë regjistruar gjithsej 221.441 raste, prej të cilëve 208.209 janë shëruar, kurse 7.825 kanë ndërruar jetë. Aktualisht janë 5.377 raste aktive me Covid-19./albeu.com/