COVID/ Dy viktima boom infektimesh gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 1846 të infektuar dhe dy humbje jete. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 3,821 testime, pozitivë për Covid-19 kanë rezultuar 750 qytetarë në Tiranë, 128 në Durrës, 84 në Fier, 62 në Vlorë, 59 në Lushnje, 54 në Kamzë, 52 në Lezhë, 46 në Korçë, 44 në Sarandë, 43 në Shkodër, 41 në Elbasan, nga 36 qytetarë në Berat, Kuçovë, 31 në Gjirokastër, 26 në Krujë, 23 në Kurbin, 22 në Divjakë, nga 19 qytetarë në Kavajë, Patos, nga 18 qytetarë në Dibër, Maliq, nga 16 qytetarë në Vorë, Himarë, nga 13 qytetarë në Përmet, Peqin, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, Devoll, 10 në Roskovec, nga 9 qytetarë në Tropojë, Bulqizë, Tepelenë, Belsh, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, nga 7 qytetarë në Shijak, Mat, Kolonjë, Gramsh, 6 në Dimal, 5 në Poliçan, nga 4 qytetarë në Libohovë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Selenicë, Delvinë, Pogradec, Cerrik, nga 2 qytetarë në Pukë, Skrapar, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Finiq.

Kurse, aktualisht janë 9,146 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Sa i përket rasteve fatale, bëhet fjalë për dy qytetarë nga Tirana të moshave 67-81 vjeç.

Janë shëruar 1899 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 285,912 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 1846

Të shëruar në 24 orë 1899

Të shtruar në spitale 30

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 3821

Testime totale 1,889,151

Raste pozitive 298,578

Raste të shëruara 285,912

Raste Aktive 9,146

Humbje jete 3,520

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,428

Durrës 751

Fier 659

Vlorë 445

Shkodër 413

Berat 353

Elbasan 290

Gjirokastër 226

Lezhë 224

Korçë 188

Dibër 101

Kukës 68/albeu.com/


Shtuar 19.07.2022 18:33