COVID/ Bilanci i infektimeve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 508 testime, 6 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 23 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 508 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në këto bashki:
2 në Durrës, Patos, 1 në Lushnje, Peqin.
Janë 422 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,916 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Prill 2022)

Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 23
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 508

Testime totale 1,800,831
Raste pozitive 274,834
Raste të shëruara 270,916
Raste Aktive 422
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 288
Fier 33
Vlorë 30
Korçë 15
Berat 12
Gjirokastër 11
Durrës 10
Elbasan 7
Kukës 3
Lezhë 3
Dibër 1/albeu.com/


Shtuar 25.04.2022 16:58