COVID/ Asnjë viktimë në Kosovë, bilanci i 24-orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Ndërkohë janë konfirmuar pozitivë tre qytetarë. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit e kanë fituar betejën me COVID, 4 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

20 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.843 doza të vaksinës.

Deri më sot 776.881 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.443 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.965.

Në total numri i rasteve aktive është 311.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!/albeu.com/