Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar 183 raste të reja me Covid nga 1 362 testime në total.
Prej rasteve të reja 135 janë në Shkup, Kavadar dhe Strumicë-7, Kumanovë-6, Gjevgjeli-5, Prilep, Shtip dhe Strugë-4, Gostivar-3, Ohër dhe Bogdanci-2 dhe nga 1 në Manastir, Koçani, Negotinë dhe Kriva Pallanka.
Në orët e fundit kanë humbur jetën gjithashtu 9 pacientë dhe kanë fituar betejën me Covid 845 qytetarë. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë diagnostifikuar gjithsej 297.262 raste, ndërsa prej tyre 284.756 janë regjistruar si të shëruar dhe 9.010 persona kanë humbur jetën./albeu.com/