COVID-19 në vend, 28 të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme bilancin e infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19 në vendin tonë.

Sipas saj në 24 orët e fundit janë infektuar 28 persona ndërsa njoftohet se nuk ka pasur asnjë vdekje.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 680 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:

13 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Klos, Patos, Vlorë, Tepelenë, Berat, nga 1 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë.

Janë 231 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 48 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,704 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                28

Të shëruar në 24 orë             48

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     680

Testime totale                   1,991,016

Raste pozitive                      331,527

Raste të shëruara                  327,704

Raste Aktive                             231

Humbje jete                              3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    174

Fier                           16

Vlorë                         9

Shkodër                 7

Berat                           6

Gjirokastër                6

Elbasan                   5

Durrës                     3

Dibër                      3

Korçë                         2


Shtuar 18.10.2022 17:35