Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 23 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 32 pacientë, ndërsa aktive janë 239.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 585 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 23 qytetarë, në Bashkitë:
10 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Patos, Lushnje, Selenicë, Himarë, Delvinë, Gjirokastër.
Janë 239 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,206 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 12 Janar 2023)
Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 585
Testime totale 2,024,180
Raste pozitive 333,041
Raste të shëruara 329,206
Raste Aktive 239
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 156
Fier 28
Vlorë 26
Berat. 9
Shkodër 6
Gjirokastër. 5
Durrës. 3
Lezhë. 3
Dibër. 2
Elbasan. 1