Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 51 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 75 qytetarë, ndërsa raste aktive në të gjithë vendin janë 807.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 641 testime, 51 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 75 të shëruar në 24 orët e fundit
22 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 641 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 51 qytetarë, në këto bashki:
21 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Lezhë, Fier, Sarandë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Vlorë, Berat, nga 2 qytetarë në Mat, Delvinë, nga 1 qytetarë në Roskovec, Patos, Divjakë, Himarë, Elbasan.
Janë 807 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 75 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,319 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (22 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 51
Të shëruar në 24 orë 75
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 641
Testime totale 1,977,055
Raste pozitive 330,715
Raste të shëruara 326,319
Raste Aktive 807
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 378
Shkodër 87
Elbasan 70
Fier 69
Vlorë 58
Durrës 38
Gjirokastër 26
Lezhë 25
Korçë 20
Dibër 20
Berat 16
Kukës 0./albeu.com