Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 11 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bë me dije se sot janë shëruar 19 pacientë, ndërsa raste aktive në të gjithë vendin janë 187.
Njoftimi i MSH:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 363 testime, nga të cilët 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
Nga 3 qytetarë në Tiranë, Vlorë, Fier, nga 1 qytetarë në Durrës, Himarë.
Janë 187 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,169 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 6 Prill 2023)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 363
Testime totale 2,050,483
Raste pozitive 333,960
Raste të shëruara 330,169
Raste Aktive 187
Humbje jete 3,604
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 157
Vlorë 10
Fier 5
Shkodër. 4
Berat. 4
Korçë. 2
Durrës. 2
Elbasan. 2
Lezhë. 1