COVID-19 i merr jetën kryekomisarit Bedri Dani

Covid-19 ka marrë një tjetër jetë nga unformat blu në vend.

Kryekomisari Bedri Dani nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin.

Lajmi bëhet i ditur nga Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim.

Postimi i Plotë

“Me dhimbje morëm lajmin për largimin përfundimtar nga kjo jetë të kolegut tonë, Kryekomisar Bedri Dani, si pasojë e këtij virusi vdekjeprurës që ka mbërthyer një botë të tërë.

Shprehim nderimet tona për gjithë kontributin e tij të vyer në shërbim të komunitetit dhe vendit në radhët e Policisë së Shtetit, në të gjitha nivelet deri në ato drejtuese.

I përcjellim ngushëllimet tona më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe gjithë kolegëve Oficer. Le të lutemi që Kryekomisar Bedriu të prehet në paqe dhe të jetë e paharruar vepra dhe kontributi i tij!” /abcnews.al/


Shtuar 10.04.2021 20:03