Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1245 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 233 qytetarë, në këto bashki:
92 në Tiranë, nga 11 në Fier, Sarandë, 9 Lezhë, nga 8 Kamëz, Gjirokastër, 7 në Durrës, nga 6 Kavajë, Lushnje, Korcë, Devoll, Berat, nga 5 Shkodër, Divjakë, Peqin, nga 4 Dimal, Elbasan, nga 3 Kurbin, Vlorë, Himarë, Kuçovë, Skrapar, nga 2 Dibër, Roskovec, Patos, Polican, Gramsh, nga 1 Pukë, Mirditë, Shijak, Bulqizë, Mat, Përmet, Tepelenë, Maliq, Pogradec.
Janë 1,728 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 18 pacientë. Në 24 orët e fundit asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 366 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,058 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (7 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 233
Të shëruar në 24 orë 366
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1245
Testime totale 1,967,619
Raste pozitive 329,370
Raste të shëruara 324,058
Raste Aktive 1,728
Humbje jete 3,584
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 815
Shkodër 166
Fier 139
Elbasan 135
Durrës 115
Korçë 91
Vlorë 88
Gjirokastër 55
Berat 50
Dibër 44
Lezhë 28
Kukës 2