COVID-19/ 45 raste dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje nga Covid-19 në vendin tonë.

Ndërkohë janë regjistruar 45 raste të reja teksa janë shëruar në këtë përiudhë 26 qytetarë.

Njoftimi:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 646 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 45 qytetarë, në këto bashki:
21 në Tiranë, 5 në Vlorë, 3 në Kuçovë, nga 2 qytetarë në Gjirokastër, Delvinë, Lushnje, Fier, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, Elbasan, Gramsh.
Janë 516 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,425 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Mars 2022)

Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 26
Të shtruar në spitale 14
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 646

Testime totale 1,773,637
Raste pozitive 273,432
Raste të shëruara 269,425
Raste Aktive 516
Humbje jete 3,491

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 246
Fier 70
Vlorë 70
Gjirokastër 35
Berat 19
Elbasan 16
Shkodër 16
Durrës 13
Kukës 12
Korçë 8
Dibër 6
Lezhë 5


Shtuar 27.03.2022 18:12