Coufal i jep “zemër” Çekisë: Të fitojmë në “Air Albania”, llogaritë le t’i bëjë Shqipëria me Poloninë dhe Moldavinë

Republika e Çekisë është një nga skuadrat më të fortë në grupin E të kualifikueseve të Euro 2024. Pas pak ditësh, kjo kombëtare do të përballet me Shqipërinë, në Tiranë. Mbrojtësi i Çekëve, Vladimír Coufal ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të Përfaqësueses, ku është shprehur se skuadra duhet të bëjë të pamundurën për t’u kualifikuar sa më shpejt në Europian.

“Do ta ndihmonim shumë veten duke fituar në Shqipëri. Pastaj ne duhet të mposhtim Ishujt Faroe në shtëpi. Dhe nëse nuk humbasim në Poloni në nëntor, jemi në Europian.

“Do të doja që të arrijmë sa më shpejt në kampionat. Dhe pastaj le ta ndajnë mes tyre shqiptarët, polakët dhe moldavët. Por ne thjesht duhet të jemi atje

Grupi-  “Duhet të dalim të kualifikuar nga ky grup. E kemi ndërlikuar rrugëtimin, nuk jam i kënaqur me diçka të tillë. Gjëja pozitive është se ne jemi ende në rrugën e duhur.

Për ndeshjen e ardhshme në Shqipëri. “Mezi pres atmosferën. Jam kurioz të shoh se çfarë do të mendojnë fansat. Unë dhe Tomáš Souček i thamë njëri-tjetrit në Angli se sapo u kthyem nga takimi i kombëtares, tashmë po mendonim për ndeshjen e radhës.  Takimi vjen shpejt. Ne po projektojmë skenarë të ndryshëm” – tha ai.


Shtuar 3.10.2023 17:56