Conference League/ Ernest Muçi shënon super gol ndaj Aston Vilës (VIDEO)

Talenti shqiptar Ernest Muçi i shënon sërish Aston Vilës në Ligën e Konferencës. 22-vjeçari mbrëmjen e sotme gjeti rrugën e rrjetës në “Villa Park”, në duelin e kthimit, pas dopietës që iu shënoi anglezëve në përballjen e parë në Poloni.


Muçi përfitoi nga gabimi në mbrojtje i vendasve, teksa me një gjuajtje spektakolare, e dërgoi topin në trekëndësh, duke mos i lënë asnjë shans portieri kundërshtar.

Një gol mjaft i bukur ky i yllit shqiptar i cili po fiton besim nga ndeshja në ndeshje.


Shtuar 30.11.2023 21:38