Conference League, Egnatia dhe Vllaznia mësojnë ditën e sotme kundërshtarin e turit të parë

Egnatia merr pjesë për herë të parë në Europë dhe sot do të njihet me kundërshtarin e turit të parë. E njëjta gjë, vlen edhe për Vllazninë, që në vitet e fundit ka qenë pjesëmarrëse rregullisht në Europë.

Dy skuadrat u renditën në vendin e tretë dhe të katërt në kampionat, teksa rrogozhinasit fituan edhe Kupën e Shqipërisë. Ndërkohë, koeficienti i tyre nuk i lejon që të kenë një rival të lehtë, duke qenë se vazon e skuadrave jo favorite.

UEFA ka ndarë rivalët e mundshëm për secilat skuadra, aty ku në orën 15:00 në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti dhe skuadrat do të mësojnë kundërshtarin.

Kundërshtarët e mundshëm të Egnatias: Ararat-Armenia FC (Armeni), FK Sutjeska (Mali i Zi), FK Sarajevo (Bosnje-Hercegovinë), FC Vaduz (Lihtenshtejn), NK Domžale (Slloveni).

Kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë: Linfield FC (Irlanda e Veriut), Dundalk FC (Irlandë), Konah’s Quay Nomads FC (Uells), FC Progres Niederkorn (Luksemburg), Inter Klub d’Escaldes (Andorra)./


Shtuar 20.06.2023 10:01