“Çomja kërkonte edhe dyfishim të taksës”, Artan Hoxha plas deklaratën e fortë për Thoma Gëllçin

Gazetari Artan Hoxha u shpreh dje përmes një postimi në rrjetet sociale se për inceneratorët duhet të nisnin hetimet edhe për mediat të cilat kanë përfituar miliona nga kjo aferë.

Pikërisht në këtë postim Hoxhës i kanë komentuar disa qytetarë, të cilët i shkruajnë me ironi se mediat dhe gazetarët që kanë marrë para nga oligarkët e naftës a duhet t’i kthejnë?

E menjëhershme ka qenë përgjigjja e Hoxhës, i cili nuk lë pa ‘thumbuar’ as ish-drejtorin e RTSh-së, Thoma Gëllçin. Hoxha shkruan se edhe kolegët e RTSH-së duhet t’i kthejnë atë taksën që mbajnë gjithmonë tek fatura e ujit.


Shtuar 30.03.2022 09:26