CNN rendit Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhen vizituar mes 24 destinacioneve të vitit 2024 si një model i zhvillimit të qëndrueshëm.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikullin e publikuar nga CNN, ku vlerësohen bukuritë e bregdetit, qendrat historike në Berat e Gjirokastër, ato të kulturës dhe Parku Kombëtar i Vjosës.
“2024 hyn me këmbë të mbarë për promovimin ndërkombëtar të turizmit tonë”, u shpreh Rama.
“CNN Travel” ka zgjedhur 24 vende mes tyre edhe Shqipërinë për t’u vizituar në vitin 2024. “CNN Travel” nënvizon se në vitin 2023, një numër rekord italianësh u dyndën në të gjithë Adriatikun për pushimet e tyre.
“E vendosur në bregdetin e Adriatikut midis Greqisë dhe Malit të Zi, është për t’u habitur që Shqipëria nuk ishte popullore si destinacion plazhi më parë. Por çmimet ‘miqësore’ me portofolin, kanë sjellë një lulëzim të turizmit në Shqipëri gjatë viteve të fundit, aq shumë sa në vitin 2023, një numër rekord italianësh u dyndën në të gjithë Adriatikun për pushimet e tyre të verore.’- thuhet në artikull.
Ndër të tjera në artikull nënvizohet edhe fakti se në Shqipëri, veç bregdetit, vendi ka një kulturë të pasur, me qendra historike si Berati dhe Gjirokastra.
‘2024 sheh hapjen e një aeroporti të ri në Vlorë, në bregdet, i cili do t’i lehtësojë udhëtimet në plazh. Por Shqipëria ka shumë më tepër sesa bregdeti i saj. Vendi ka një kulturë të pasur, duke përfshirë historinë e krishterë dhe myslimane, me qendra historike në qytete si Berati dhe Gjirokastër, si dhe peizazhe malore mahnitëse si Thethi.
Në vitin 2023, Vjosa e Shqipërisë prej 168 miljesh (270 kilometrash) u shpall zyrtarisht parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë. Shqipëria mori parkun e parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, rreth lumit Vjosa prej 168 miljesh (270 kilometrash)’, shkruan “CNN travel”.