Çmimi tavan jo më shumë se 203 lekë për litër/ Konfindustria: Qeveria të ulë barrën fiskale për çmimin e naftës

Bordi i Transparencës njoftoi një ditë më parë se nafta me pakicë nuk do të tregtohet më shumë se 203 lekë/litri.

Në një reagim Konfindustria, sqaron se mbështet vendimin e ekzekutivit nëpërmjet Bordit të Transparencës për vendosjen e çmimeve tavan të karburanteve në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Të lidhura

None found

Sa më sipër përbën ndërhyrjen e parë dhe mjaft të vonuar të qeverisë shqiptare në tregun e karburanteve në kushtet e jashtëzakonshme të krizës.

Të gjitha shtete e rajonit dhe më gjerë kanë marrë masa të menjëhershme për zbutjen e pasojave të luftës së Gjirit Persik. Çmimet e vendosura të produkteve të karburanteve janë mbi 8% më të ulta, që tregon qartësisht për hapësirat e gjera të spekulimeve nga operatorët e tregut dhe domosdoshmërinë e ndjekjes së vazhdueshme të mbikëqyrjes së tregut strategjik të karburanteve.

Konfindustria i kërkon qeverisë shqiptare, që në të njejtën kohë me mbikqyrjen nëpërmjet Bordit të Transparencës për parandalimin e spekulimeve në tregun e karburanteve në kushtet e sotme të jashtëzakonshme botërore, të vlerësojë me shpejtësi si më poshtë:

-Uljen e përgjithshme të barrës fiskale mbi karburantet dhe taksat vjetore të makinave deri në nivelet të mesatares së shteteve të rajonit

– Krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve si institucion i përhershëm mbikqyrës

– Rishikimin e ndërtimit të sotëm në drejtimin vertikal dhe horizontal të tregut të karburanteve me shfaqje të qarta të tipit kartel dhe oligopol në porte, tregëti me shumicë dhe pakicë

– Ndërtimin e rafinerisë për të përpunuar naftën shqiptare për të plotësuar të paktën 30% të nevojave vjetore të vendit.


Shtuar 27.03.2026 09:53