cmimet oscar Archives - Albeu.com

Tragjedia e luftës ruse në Ukrainë mbërrin në skenën e çmimeve Oscar! “20 ditë në Mariupol” në garë për titullin e dokumentarit më të mirë
Në garën e këtij viti për çmimet Oscar, në kategorinë e dokumentarit më të mirë është radhitur edhe një film që përshkruan sulmin rus ndaj qytetit industrial dhe portit të rëndësishëm të Ukrainës, Mariupol, në fillim të luftës. Ky qytet u bë simbol i shkatërrimit që kjo luftë do të sillte në kufirin e Evropës.

Dokumentari është i pari i tillë – raportim nga një front lufte – që garon për çmimin prestigjoz të Akademisë së Arteve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, autori i dokumentarit, gazetari ukrainas Mstyslav Chernov thotë se shpreson që Mariupoli të mos mbetet vetëm emër dhe që dokumentari i tij t’i japë kuptim vuajtjes së njerëzve të këtij qyteti.

20 ditë të shtetrrethimit të qytetit ukrainas Mariupol të filmuara nga gazetari Mstyslav Chernov janë copëza të një maratone 20 ditëshe për t’i shpëtuar vdekjes, të çmimit të luftës për njerëzit e thjeshtë, të zënë befas nga një luftë e papritur dhe për ta e pakuptimtë.

“Lufta asnjëherë nuk fillon me shpërthime. Lufta fillon me heshtje,” thotë Chernov në hyrje të dokumentarit “20 ditë në Mariupol”, që përmbledh fillimin e sulmit rus ndaj këtij qyteti, port i rëndësishëm dhe qendër industriale ukrainase, 50 kilometra në lindje të Rusisë, pikë strategjike që lidh Ukrainën me Krimenë e pushtuar nga rusët.

Heshtja që i paraprin shkurtit të vitit 2022 në Mariupol është e shkurtër. Ajo thyhet nga 190,000 trupa ruse që godasin qytet pas qyteti në Ukrainë dhe nga aeroplanë luftarakë që shpojnë qiellin mbi Mariupol duke sulmuar parqet, spitalet, shkollat. Njerëzit enden të tmerruar dhe me dëshpërim pyesin “përse”.

Dokumentari është një rrëfim tronditës që ka prekur majat e festivaleve botërore. Më 10 mars, rrugëtimi i tij një vjeçar do të kulmojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve prestigjioze Oscar, i emëruar nga Akademia e Arteve amerikane në kategorinë e dokumentarit më të mirë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, autori Chernov, që ishte pjesë e ekipit të vetëm të gazetarëve të mediave të huaja në Mariupol gjatë shtetrrethimit, ende e ka të pabesueshme që si dëshmitar i një tragjedie të tillë, jetoi për të treguar për njerëzit e thjeshtë që një ditë humbën çdo gjë.

“Çdo hap në këtë rrugëtim ishte një mrekulli. Fakti që mbijetuam dhe filmuam tërë atë që ndodhi në qytet, që ishim gazetarët e vetëm aty dhe që po dërgonim pamje nga qyteti ishte mrekulli. Fakti që arritëm të depërtojmë shtetrrethimin dhe t’i nxirrnim filmimet origjinale nga atje, ishte me të vërtetë një mrekulli. Rreth 30 orë xhirime, shumica e të cilave nuk ishin shfaqur dhe fakti që arritëm të bëjmë dokumetarin, janë gjithashtu një mrekulli. Secili hap është një e papritur. Nuk e dija se si publiku do ta priste filmin sepse është nganjëherë emocionalisht shumë i vështirë. Por publiku jo vetëm që e kuptoi rëndësinë e tij, por vazhdoi të ndajë mendime për të, vazhdoi të angazhohet pasi e pa. Morëm aq shumë vlerësime, mirënjohje… por të gjithat janë mirënjohje për njerëzit e Mariupolit, ata që mbijetuan dhe ata që nuk mbijetuan.”

Përmes gazetarit Chernov, i cili bashkë me kolegët e tij nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve The Associated Press fituan çmimin prestigjioz të gazetarisë Pulitzer, shikuesi sheh nga afër luftën e Presidentit rus Vladimir Putin. Filmi dokumenton se si shtangia dhe paniku shpejt zëvendësohen me radhë të gjata të plagosurish në spitalet që bombardohen, mjekë që qajnë në pamundësi për të shpëtuar një lumë të pandëprerë të plagosurish dhe prindër që ulërisin pranë shputave pa ngjyrë të fëmijëve të tyre të pajetë.

Bota e ceremonisë së çmimeve Oscar është në kontrast të thellë me atë të përjetimeve të para dy viteve në Mariupol, ku nuk ka pamje të zbukuruara e as të imagjinuara.

Në botën e Mariupolit, jetën dhe vdekjen e ndajnë sekondat. Realiteti shfaqet pa filtra, në britmën e nënës, në vajin e babait që nuk e mbajnë këmbët, në gjakun poshtë shtratit, duart e rënduara të mjekëve që ndihen të pafuqishëm ndërsa përpiqen t’u shpëtojnë jetën të lënduarve apo u duhet t’u mbyllin sytë kur nuk ia arrijnë dot.

Kjo botë shihet tek Irina shtatëzënë, që filmohet teksa po bartej nga spitali i sapobombarduar dhe që më në fund nuk u mbijetoi dot plagëve.

“Jam i rraskapitur shpirtërisht, ashtu si edhe shumë gazetarë të tjerë. Por mendoj se në botën moderne ku po ndodhin shumë zhvillime të rëndësishme dhe tragjike, nuk mund t’i injorojmë ato, pasi po i injoruam, njerëzit që shfrytëzojnë pasivitetin tonë do të vazhdojnë ta shkatërrojnë botën. Është më mirë të jesh i tronditur, se të jesh indiferent në këtë botë. Më mirë të ndjesh dhembje por të veprosh, të bësh diçka në vend që të fshihesh dhe ta injorosh dhembjen… E di që kjo që po bëj i jep pak kuptim. Është zgjedhje e imja. Por për shumicën e njerëzve të Mariupolit, për shembull, kjo nuk ishte zgjedhje e tyre. Vuajtja dhe humbja e tyre nuk ka asnjë kuptim dhe kjo gjë është me të vërtetë shkatërruese, lënduese dhe traumatike. Kur nuk ka një arsye për humbjen e fëmijës apo për humbjen e shtëpisë e qytetit tënd, kur nuk ka as justifikim e as drejtësi, është shumë më traumatike për njerëzit dhe prandaj është përparësi e imja që t’i tregoj rrëfimet e tyre dhe jo rrëfimin tim.”

Por në këtë zymtësi, janë momentet e forcës së njeriut – dhe jetës, që sipas zotit Chernov, të bëjnë të qëndrosh. Për të, ky moment erdhi befas dhe iu ngulit në mendje.

“Është pamja e një foshnje që lindi në spitalin që tashmë ishte rrethuar nga forcat ruse dhe bombat po binin përreth spitalit. Nëna e foshnjes ishte plagosur. Mjekët frikësoheshin shumë për foshnjen. Dhe për një kohë, foshnja ishte e heshtur kur lindi, të gjithë menduan se nuk do të mbijetonte. Nuk dinim çfarë të mendonim. Dhe pastaj foshnja filloi të qante dhe të gjithë shpërthyen në lot. E mbaj mend që në atë moment një mjek më tha se njerëzit vetëm vdesin në këtë sallë dhe tani dikush lindi. Ishte një mrekulli, një mrekulli që të mbetet në mendje përjetësisht.”

Pamjet e shkatërrimit masiv të qytetit, që u bë simbol i brutalitetit rus në Ukrainë, ku bodrumet e ndërtesave nga strehimoret brenda ditësh shndërrohen në morgje, ndërthuren bashkë në një rrëfim të zymtë për koston e luftës, një paralajmërim për qëllimet dhe pasojat që do t’i vuanin ukrainasit dhe për një luftë që do ta rikthente vuajtjen e papërjetuar që një çerek shekulli në Evropë dhe pasigurinë kolektive pas gati një shekulli në këtë kontinent.

“Personalisht, do të doja që filmi të mos ekzistonte kurrë. Por kjo tragjedi ndodhi dhe ne e regjistruam. Dhe jo vetëm sa për të ekzistuar. Por tani që ekziston dhe meqë ekziston, dua të sigurohem që ta shohin sa më shumë njerëz. Secila fitore, secili vlerësim, secila mirënjohje është mënyrë për këtë film që të gjejë publik më të madh dhe për t’u siguruar që Mariupoli nuk është vetëm emër, por që mbetet simbol i secilit qytet të shkatërruar të Ukrainës dhe luftës që po vazhdon dhe tani. Këtë ua kam borxh banorëve të Mariupolit që i humbën të gjitha.”

Dokumentari “20 ditë në Mariupol” shënon herën e parë që një realizim i tillë përfshihet në listën e kandidatëve për Oscar dhe hera e parë në historinë e këtij çmimi prestigjioz që i hapet rrugë raportimit dhe gazetarisë nga një zonë lufte në kohë reale në majat e kinematografisë.

The post Tragjedia e luftës ruse në Ukrainë mbërrin në skenën e çmimeve Oscar! “20 ditë në Mariupol” në garë për titullin e dokumentarit më të mirë appeared first on Albeu.com.

Anashkalimi i “Barbie” në Oscars 2024, reagon Margot Robbie
Margot Robbie më në fund ka folur për mospërfilljen e ‘aktores më të mirë’ në Oscar për “Barbie”.

“Nuk ka asnjë mënyrë për t’u ndjerë më keq kur e dini se jeni kaq e bekuar”, tha ajo ndërsa iu drejtua audiencës në një shfaqje speciale SAG-AFTRA.

Fansat ishin të zemëruar pas nominimeve të javës së kaluar për Oscars 2024, kur Greta Gerwig u la jashtë kategorisë së ‘regjisores më të mirë’ dhe Robbie nuk gjendej askund në garën e ‘aktores më të mirë’.

Ylli 33-vjeçar i “Aussie” tha se ajo “padyshim” mendonte se Gerwig, 40 vjeçe, duhej të ishte nominuar sepse “ajo që bëri është një gjë që ndodh një herë në karrierë, një herë në jetë”.

Megjithatë, ajo u sigurua të festonte të gjitha nominimet për çmimin Oscar që filmi mori, duke thënë se ishte “përtej ekstazës” nga tetë nominimet kolektive të filmit.

Përveç ‘filmit më të mirë’, një nominim që përfshin Robbie sepse ishte producente, “Barbie” mori vlerësime për ‘skenarin më të mirë’, ‘këngën më të mirë origjinale’ (për “I’m Just Ken” dhe “What Was I Made For?”), ‘kostumografi’ dhe ‘dizajni më i mirë i prodhimit’.

Ryan Gosling u nominua në kategorinë e ‘aktorit më të mirë në rol dytësor’, ndërsa America Ferrera u nominua për ‘aktoren më të mirë dytësore.

“Barbie” është aktualisht filmi me fitimet më të larta i realizuar nga një grua, duke fituar 1.4 miliardë dollarë në arkat botërore vitin e kaluar.

The post Anashkalimi i “Barbie” në Oscars 2024, reagon Margot Robbie appeared first on Albeu.com.

Zhgënjehet Dua Lipa, mbetet jashtë nominimeve të “Oscars 2024” për kolonën zanore të filmit “Barbie”
Të gjithë prisnin që artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, të merrte një nominim për çmimin “Kënga më e mirë origjinale” në “Oscars 2024” për interpretimin e kolonës zanore të filmit “Barbie”, “Dance The Night”.

Megjithatë, lista e nominimeve që u publikua të martën tregoi një mungesë të papritur. Këngëtarja dhe kënga e saj e famshme nuk u gjendën në listën e të nominuarve, duke lënë kështu fansat dhe kritikët e filmit në habi.

Artikulli i revistës Vogue theksonte mungesën e Lipës si një nga zhgënjimet më të mëdha të këtij viti, veçanërisht pasi kënga u konsiderua si një nga më të kapshmet e filmit hit “Barbie”.

Përveç saj, edhe Olivia Rodrigo u la jashtë me këngën e saj “Can’t Catch Me Now” nga filmi “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds and Snakes”, duke shënuar një tjetër befasi në nominimet e sivjetme për “Oscars”.

Në anën tjetër, filmi “Barbie” mori disa nominime, duke përfshirë atë për filmin më të mirë, aktorin më të mirë në rol dytësor (Ryan Gosling), skenarin më të mirë të përshtatur, dhe dy këngë origjinale të tjera.

Greta Gerwig, regjisorja e filmit, dhe aktorja në rol kryesor, Margot Robbie nuk u nominuan për kategoritë përkatëse, “Regjisori/ja e mirë” dhe “Aktorja më e mirë në rol kryesor”, duke shtuar emra të tjerë në listën e zhgënjimeve.

The post Zhgënjehet Dua Lipa, mbetet jashtë nominimeve të “Oscars 2024” për kolonën zanore të filmit “Barbie” appeared first on Albeu.com.

‘Oppenheimer’ dominon nominimet për çmimet Oscar
“Oppenheimer”, filmi biografik për krijuesin e bombës bërthamore, J Robert Oppenheimer nga regjisori Christopher Nolan, ka dominuar nominimet për çmimet Oscar, duke u nominuar në 13 kategori.

Aktori i këtij Chillian Murphy, u nominua në kategorinë e aktorit më të mirë. Murphy, që portretizon rolin kryesor, fitoi nominimin e parë për Oscar, së bashku me Emily Blunt që është nominuar në kategorinë për aktoren më të mirë. Ndërkaq, Robert Downey Jr është nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë në rolin dytësor.

“Oppenheimer” është nominuar edhe për filmin më të mirë, ndërkaq regjisori Nolan fitoi nominimin e dytë për regjisorin më të mirë.

Në të njëjtën kategori është nominuar edhe regjisori britanik, Jonathan Glazer për filmin “The Zone Of Interest”, që flet për një familje gjermane që kishte jetuar afër kampit të përqendrimit në Aushfic.

Komedia “Poor Things” është nominuar në 11 kategori, përfshirë edhe në atë për filmin më të mirë. Por, edhe aktori në këtë film Mark Ruffalo është nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë dytësor, ndërkaq Emma Stone në kategorinë e aktores më të mirë.

Filmi dokumentar “20 Days in Mariupol” i Associated Press ka fituar nominim në kategorinë e dokumentarit më të mirë. Ky film flet për rrethimin e qytetit ukrainas pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrianës.

Ndarja e çmimeve Oscar do të mbahet më 10 mars.

The post ‘Oppenheimer’ dominon nominimet për çmimet Oscar appeared first on Albeu.com.

Filmi “Barbie” theu rekorde, por a do të nominohen aktorët për “Oscar”
“Barbie” mund të ketë “thyer” arkat botërore, por mundësia e hyrjes në Oscar nuk ishte në diskutim.

Warner Bros po mendon të promovojë nominimin e Ryan Gosling në ceremoninë e ardhshme të çmimeve për performancën e tij si Ken.

Aktori dëshiron të konkurrojë për Oscar për aktorin më të mirë në rol dytësor, si Robert Downey Jr. për rolin e tij në “Oppenheimer”.

Deri më tani, sa më sipër nuk është konfirmuar, ashtu siç nuk është dëgjuar ende emri i Margot Robbie dhe mundësia që ajo të nominohet në kategorinë e aktores më të mirë.

Ryan Gosling will be submitted for Oscar consideration in the Best Supporting Actor category.

It would mark his third Academy Award nomination.

(Source: https://t.co/VlH0ANm3rF) pic.twitter.com/fPiyWbj1N5

— Film Updates (@FilmUpdates) September 13, 2023

Filmi i suksesshëm me Robbie dhe Gosling ka kaluar 1.4 miliardë dollarë në mbarë botën, duke e bërë atë filmin më të suksesshëm komercial të vitit 2023 deri më sot.

The post Filmi “Barbie” theu rekorde, por a do të nominohen aktorët për “Oscar” appeared first on Albeu.com.

Një natë për histori, kush triumfoi në çmimet “Oscar”, filmi që rrëmbeu 9 trofe
Everything Everywhere All at Once ishte filmi triumfues në edicionin e 95-të të çmimeve “Oscar”.

Fantazia Multiverse mori shtatë çmime duke përfshirë filmin më të mirë dhe aktoren më të mirë, ndërsa All Quiet on the Western Front fitoi katër

Fantazia maniake e multiversit, për një familje të ndarë të përfshirë në një aventurë ndërdimensionale, pa gjithashtu fitore për aktoren më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin më të mirë dytësor, aktoren më të mirë dytësore, montazhin më të mirë dhe skenarin më të mirë origjinal në ceremoninë e 95-të të Çmimeve të Akademisë. Ishte filmi më i nominuar i natës.

Michelle Yeoh është bërë vetëm gruaja e dytë me ngjyrë që ka fituar çmimin Oscar për aktoren më të mirë, duke ndjekur hapat e Halle Berry në vitin 2002, transmeon AlbEu.com.

“Për të gjithë djemtë dhe vajzat e vogla që duken si unë duke parë sonte, ky është një fener shprese dhe mundësie. Zonja kurrë mos lejoni askënd t’ju thotë se keni kaluar moshën tuaj”, tha ajo.

Ke Huy Quan u shpall aktori më i mirë dytësor për rolin e tij në film, duke mposhtur Barry Keoghan dhe Judd Hirsch. Ai është bërë aktori i parë i lindur në Vietnam që ka fituar një Oscar.

“Mami, sapo fitova një Oscar!” tha ai me lot. “Ata thonë se histori të tilla ndodhin vetëm në filma, nuk mund ta besoj se kjo po më ndodh mua.”

Ishte hera e parë që aktorë të shumtë aziatikë fituan Oscar në të njëjtin vit, shkruan The Guardian.

Jamie Lee Curtis u emërua gjithashtu aktorja më e mirë në rol dytësor për performancën e saj në hitin A24, duke triumfuar ndaj Angela Bassett dhe Kerry Condon. Ky ishte nominimi i parë i aktores veterane.

“E di që duket sikur po qëndroj këtu vetëm, por jam qindra njerëz”, tha ajo përpara se t’u bënte homazhe emocionalisht atyre në film dhe në jetën e saj.

Daniels, shkrimtarët dhe regjisorët Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert, janë vetëm dyshja e tretë që kanë fituar çmimin Oscar për regjisorin më të mirë.

“Ne duam t’ia kushtojmë këtë nënave”, tha Scheinert. Ai foli gjithashtu për veshjen si fëmijë “që është një kërcënim për askënd” në lidhje me një rritje të ndjenjës kundër zvarritjes në muajt e fundit. Kwan gjithashtu falënderoi prindërit e tij emigrantë.

“Aktori më i mirë” shkoi për Brendan Fraser për rolin e tij kryesor në The Whale, duke mposhtur Austin Butler dhe Colin Farrell. Ai falenderoi regjisorin Darren Aronofsky që i dha atij “një litar shpëtimi krijues” pas vitesh rolesh të vogla. Drama përçarëse fitoi gjithashtu për grimin dhe stilin më të mirë të flokëve, pavarësisht kundërshtimit ndaj kostumit të krijuar për ta bërë Fraser të duket sikur peshonte 600 kilogramë.

Epika e luftës gjermane e Netflix, All Quiet on the Western Front, solli katër çmime: film artistik ndërkombëtar, partiturë origjinale, dizajn produksioni dhe kinematografi. Ishte hera e parë që Gjermania fitoi filmin më të mirë ndërkombëtar që nga The Lives of Others në 2006.

Sarah Polley fitoi Oskarin për skenarin e adaptuar për dramën e drejtuar nga femra, Women Talking.

“Dua të falënderoj Akademinë që nuk u ofendua vdekjeprurës nga Women Talking dhe që flisnin duke qenë kaq afër njëra-tjetrës”, tha ajo gjatë fjalës së saj. Polley është vetëm gruaja e nëntë që fiton këtë kategori.

Një segment emocional në memoriam u drejtua nga një John Travolta emocional, bashkë-ylli i Grease, Olivia Newton John, e cila vdiq në gusht 2022. Figura të tjera të paraqitura përfshinin Louise Fletcher, Ray Liotta, Robbie Coltrane, Angelo Badalamenti, James Caan, Angela Lansbury dhe Burt Bacharach.

Fitues të tjerë kryesorë përfshinin Pinocchio të Guillermo del Toro për filmin artistik të animuar dhe Navalny për dokumentar. Familja e liderit të opozitës ruse të burgosur Alexei Navalny u soll në skenë për t’u pranuar dhe një mesazh nga Alexei u lexua, duke u kujtuar njerëzve që “të mos kenë frikë të kundërshtojnë diktatorët dhe autoritarizmin”. Gruaja e tij, Yulia Navalnaya, shtoi: “Burri im është në burg vetëm për mbrojtjen e demokracisë. Alexei, po ëndërroj ditën kur ti do të jesh i lirë dhe vendi ynë do të jetë i lirë. Qëndro i fortë.”

Çmimi për dizajnin e kostumeve iu dha Black Panther: Wakanda Forever, Ruth E Carter, e cila u bë gruaja e parë me ngjyrë që fitoi dy Oscar. Më parë ajo fitoi për punën e saj në filmin e parë Black Panther, bën me dije The Guardian.

Vazhdimi i hitit i James Cameron, Avatar: The Way of Water fitoi për efektet vizuale dhe Top Gun: Maverick fitoi për muzikën më të mirë. Naatu Naatu nga RRR u shpall kënga mëmfoi përballë e mirë origjinale pas performancës elektrike më herët gjatë natës. Ajo triumfoi përballë nominimeve si Rihanna dhe Lady Gaga.

Pavarësisht shtatë nominimeve, drama personale e Spielberg-ut The Fabelmans nuk arriti të fitojë në asnjë nga kategoritë e saj. Drama Tár e Todd Field, e cila mori gjashtë nominime, dhe Elvis e Baz Lurhmann, e cila mori tetë nominime, gjithashtu dolën pa trofe. /albeu.com

The post Një natë për histori, kush triumfoi në çmimet “Oscar”, filmi që rrëmbeu 9 trofe appeared first on Albeu.com.

Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, ndryshimi i madh në “Oscars” këtë vit
Shumë gjëra në “Oscars” ndryshuar me kalimin e viteve, por gjatë gjashtë dekadave të fundit ka pasur të paktën një konstante: tapetin e kuq. Hijet e saj mund të kenë qenë të ndryshme herë pas here, por ato gjithmonë i përkisnin paletës së kuqe. Deri në këtë vit.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Fotografive të Lëvizjes, këtë vit do të mirëpresë mysafirët e saj të shquar jo në tapetin e kuq, por në një pritje ngjyrë ari. Megjithëse termi “tapeti i kuq” është i lidhur në mënyrë të pandashme me Oskarët, prodhuesit vendosën ta ndryshojnë atë.

Në një ceremoni jashtë Teatrit Dolby në Los Angeles të Mërkurën, 8 Mars, prezantuesi i Oscars Jimmy Kimmel, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Bill Kramer dhe Presidenti i Akademisë Janet Yang zbuluan tapetin që do të mirëpresë mysafirët e saj. Tapeti është shampanjë/rërë/bezhë.

“Ky tapet është kaq e bukur,” tha prezantuesi. Ai më pas bëri shaka se ndryshimi u nxit nga shuplaka e Will Smith në Chris Rock në skenë vitin e kaluar.

“Njerëzit më pyesin nëse do të ketë ndonjë problem këtë vit, nëse do të ketë ndonjë incident të dhunshëm. Shpresoj jo. Unë mendoj se vendimi për të zgjedhur një qilim bezhë në vend të Red tregon se sa të sigurt jemi se nuk do të derdhet gjak këtë vit”, tha ai. /albeu.com

The post Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, ndryshimi i madh në “Oscars” këtë vit appeared first on Albeu.com.