Anëtari demokrat i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ishte i ftuar në “News24″ ku foli në lidhje me efektin e rritjes së çmimit të naftës në ekonominë shqiptare.
Teliti theksoi se të dhënat e EUROSTAT, ku thuhet se 42 për qind e popullatës shqiptare është në varfëri apo në rrezik varfërie, do të rritet.
Të lidhura
None found
Ai ka bërë thirrje për më shumë reagim dhe protestë nga qytetarët, pasi sipas tij është e vetmja mënyrë që te këtë ndryshim në jetët tona.
“Nafta për ekonominë shqiptare është si gjaku. Hyn në transportin urban dhe inter urban, hyn te makinat personale, çdo mall transportohet me kamionë e për pasojë rritet çmimi. Rritjen e çmimit e vuan konsumatori të cilit në të njëjtën kohë nuk i rriten të ardhurat.
Shifrat e EUROSTAT që thoshte se 42 për qind e shqiptarëve janë në rrezik varfërie apo në varfëri, dy muajt e fundit dhe fakti që qeveria nuk ka ndërhyrë konkretisht por vetëm po bën demagogji, po bën që kjo shifër 42% do të rritet”, tha ai
Do të doja që shqiptarët të reagonin më shumë, siç bënë francezët që për 3 cent që u rrit çmimi i naftës bënë protesta aktive dhe të forta. Por shumë shqiptarë, rreth 1 mln janë larguar jashtë vendit. Janë larguar profesionistët dhe është tharë shtresa e mesme e vendit, që normalist është lëvizja, reagimi dhe ajo që çon përpara protestat.
Shqiptarët duhet të reagojnë siç bëjnë evropianët. Po nuk lëvizëm dhe po u ankuam, qeverisja nuk lëviz. Po nuk qau fëmija nuk i jep nëna të pijë. Kështu duhet të bëjmë edhe me këtë qeveri dhe reagimin në protesta”, tha ai.
