“Çmendet” moti në Pogradec, erërat e forta thyejnë e shkulin pemët pranë liqenit (VIDEO)

Ndërkohë që vendi është përshirë nga temperaturat e larta dhe nga zjarret e shumta, në Pogradec janë lëshuar erërat e forta.

Ditën e sotme qyteti është përfshirë nga erëra të forta që kanë shkulur edhe pemë në zonën pranë Liqenit.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, era e fortë ka larguar njerëzit nga bregu i liqenit, duke ngritur edhe re pluhuri në ajër.

Fatmirësisht nga rrëzimi i pemëve nuk ka pasur persona të lënduar deri më tani. /oranews/


Shtuar 11.08.2021 21:13