“Çmendet” moti në Elbasan: Nga temperatura 41 gradë, fillon shi e breshër (VIDEO)

Ditët e nxehta dhe me temperaturat e larta, i kanë lënë vendin reshjeve.

Në qytetin e Elbasanit nga temperaturat që ishin 41°C, në Elbasan ka filluar të bjerë breshër dhe më pas shi.

E shtuna ka nisur me temperatura të larta, por pasditja ka sjellë një alternim të temperaturave deri dhe zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit duke gjeneruar shira afatshkurtër.

Sipas parashikimeve, e diela do të ketë rënie të temperaturave, shoqëruar me kthjellime dhe vranësira kalimtare.


Shtuar 10.07.2021 17:39