Çmendet Kim Jong, ndalon xhinset e ngushta dhe “pirsing” në buzë

Kim Jong-un nuk do të lejojë xhinset e ngushta, piercing në buzë dhe disa modele flokësh për të rinjtë në Korenë e Veriut.

Trendet e modës thuhet se janë në mesin e një liste të tërë stilesh të ndaluara nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, në një përpjekje për të ndaluar ndikimin e stilit të jetës perëndimore “ekzotike dhe dekadente”.

Më herët, Jong-un ka ndaluar edhe xhinset e ngushta, bluzat me parulla dhe piercing në hundë, pasi synon të ushtrojë kontroll edhe më të rreptë mbi shoqërinë e Koresë së Veriut për të parandaluar që një ideologji “kapitaliste” të fitojë një këmbë në vend.


Shtuar 23.05.2021 10:28